Kufizimet e vendosura në Europë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri ishin të domosdoshme, por kanë kosto të mëdha, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i marrin parasysh shifrat e rasteve të infektimeve, kapacitetet e sistemeve shëndetësore dhe nivelin e testimit të mundshëm para se t’i largojnë masat kufizuese, që do të mund të sillte rritje të numrit të rasteve.
“Megjithëse kthimi në normalitet do të jetë shumë i gjatë, është gjithashtu e qartë se masat e jashtëzakonshme të izolimit nuk mund të zgjasin pafundësisht,” thuhet në dokument.



