Putin nënshkruan ligjin për ndalimin e plotë të propagandës LGBT

Putin nënshkruan ligjin për ndalimin e plotë të propagandës LGBT

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që ndalon propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale, ndryshimin e gjinisë dhe pedofilinë.

Ligjin parashikon gjoba të mëdha për propagandën LGBT, pedofilinë dhe ndryshimin e gjinisë.

Informacioni për firmosjen nga Presidenti u njoftua ditën e sotme nga Duma ruse.

Këshilli i Federatës miratoi njëzëri ligjin për ndalimin e plotë të propagandës LGBT.

Rusia i quajti ndërhyrje në punët e vendit, kritikat e SHBA-ve ndaj ligjit që ndalon propagandën LGBT.

Sipas ligjit, një propagandë për LGBT, është plotësisht e ndaluar në rrjetet sociale, media, kinema dhe reklama.

Për shembull, një film që promovon marrëdhënie ose preferenca seksuale jotradicionale, pedofili apo ndryshim gjinie, nuk do të mund të marrë certifikatë shpërndarjeje.

Shpërndarja e një informacioni të tillë midis të miturve është e ndaluar, ndërsa më parë kufizimi zbatohej vetëm për materialet për personat LGBT.

Siç raporton Tass, është planifikuar të krijohet një mekanizëm që do të kufizojë aksesin e fëmijëve në dëgjimin ose shikimin e informacionit LGBT mbi shërbimet me pagesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy