
Banorët e zonës së Shkozës në Tiranë të cilët jetojnë pranë nënstacionit elektrik, kanë ngritur shqetësimin që ky nënstacion të zhvendoset pasi ata i tremben rrezatimit të tij dhe dëmtimeve për mund të shkaktojnë për shëndetin e tyre.
Lidhur me këtë dhe faktin se sa janë të dëmshme për shëndetin këto nënstacione në afërsi të qendrave të banimit, Shkëlqim Mema, ekspert i licencuar për mbrojtjen nga rrezatimi, thotë se sa më e madhe të jetë kalimi i rrymës elektrike, aq më i madhe do të jetë fusha.
Mema, tha në studion e lajmeve në MCN tv, se megjithatë paraprakisht, ato nënstacione nuk duhet të vihen pa një vlerësim për shkak të rrezatimeve jonizuese.
Duhet kuptuar se kur kalon rryma elektrike, kudo qe kalon të gjithë e dimë që do ketë një kalim të fushës elektrike kemi lindjen e një fushe elektrike elektromagnetike, sa më e madhe të jetë rryma, aq më e madhe do të jetë fusha, pra edhe sa më i lartë të jetë tensioni, aq më i lartë do të jetë fusha, në të dy komponentët kanë vlerën e tyre.
Dhe, natyrisht, në rastin konkret duhet bërë një vlerësim, unë po flasë se rrezatimet jojonizuese siç janë në rastin konkret fushat gati elektrostatike, sepse janë frekuenca të ulta të nënstacioneve, natyrisht kanë efektet e tyre.
Duke u nisur nga këto shkaqe, ekspert i licencuar për mbrojtjen nga rrezatimit, Shkëlqim Mema, thotë se ka një ligj për mbrojtjen e rrezatimeve jonizuese, sipas së cilës vlerësohen dhe merren në konsideratë vendosja ose jo e nënstacioneve elektrike në zonat e banuara me njerëz.
Ka një ligj, që është për mbrojtjen e rrezatimeve jonizuese, dhe sipas këtij ligji, të gjitha burimet e rrezatimeve jojonizuese, të fushave elektromagnetike, duhet të jenë të vlerësuara, dhe vlerësimi në bazë të ligjit është i tillë që duhet të përgatitet një raport qe merr në konsideratë të gjithë aktivitetin dhe në zona të caktuara duhet të vlerësojë se cili duhet te jetë ndikimi apo cila do te jetë vlera e fushës së krijuar në objektet e ndryshme apo më saktë në vendbanimet e qytetarëve.
Në bazë të ligjit, ky nënstacion dhe jo vetëm ky duhet të jenë të kontrolluar, të vlerësuar dhe të marrin një miratim tip akt miratimi nga Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimi, i cili është autoriteti kompetent që i jep verdiktin se është apo nuk është për të funksionuar dhe më pas qëndrimi qe duhet të merret në rastin konkret.



