
Një radikal islamik, i cili dikur shërbeu si truproje e liderit të Al Kaedas Osama Bin Ladenit, u arrestua në Gjermani të hënën, bën me dije policia.
Rasti tunizianit, Sami A., shkaktoi zemërim në muajin prill kur mediat gjermane raportuan se ai po merrte ndihmë sociale edhe pse agjencitë e inteligjencës e kishin klasifikuar atë si një kërcënim potencial për vendin.
Autoritetet në qytetin perëndimor të Bochum kishin kërkuar nga policia të arrestonin Sami A. ndërsa burri nuk kishte rezistuar, tha një zëdhënës i policisë.
Gazeta "Bild" njoftoi, pa cituar burimet e saj, se Sami A. tani ishte gati për tu deportuar nga Gjermania.
Megjithatë policia nuk e konfirmuar këtë, por mininistri i Brendshëm Horst Seehofer ka urdhëruar autoritetet e imigracionit që të përshpejtojnë procedurat që do të lejonin Gjermaninë të deportojnë Sami A.
Autoritetet gjermane janë përpjekur ta deportojnë tunizianin edhe më parë, i cili ka jetuar në qytetin veriperëndimor të Bochum që nga viti 2006, por kërcënimi se ai do të torturohej në vendin e tij e kishte parandaluar këtë, sipas një raporti të mëparshëm në Bild.



