Transportonin kokainë me qëllim shitjen, dy të rinjtë arrestohen nga policia

Transportonin kokainë me qëllim shitjen, dy të rinjtë arrestohen nga policia

Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi tentuan të transportonin me automjet doza kokaine.

Në përfundim të operacionit “Stacioni i fundit” ranë në pranga E. B., 21 vjeç, dhe H. C., 24 vjeç, me banim në Tiranë.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stacioni i fundit", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Tentuan të transportonin me automjet, me qëllim shitjen, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni i fundit", gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.      

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. B., 21 vjeç, dhe H. C., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën "Isuf Elezi", specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin H. C.

Shtetasit E. B., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. 

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se lënda narkotike i përkiste shtetasit H. C. dhe se shtetasi E. B. do kryente transportin e saj.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy