Një 23-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme për shkak të një aksidenti në aksin rrugor Belsh-Cërrik në fshatin Shales. Identiteti i viktimës është Indrit Zekthi, ndërsa ishte duke udhëtuar me një mjet tip ‘Benz’.
Sipas policisë 23-vjeçari ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë. Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



