
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se krerët e partive të reja janë bërë bashkë me Ramën e Berishën për të hedhur baltë mbi koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet për çështjen e listave.
Po ashtu Lapaj tha se Rama ka future në listat e mbyllur fëmijët e ish-deputetëve socialistë.
Qasje e tyre për të goditur një të ri nën brez, edhe të bëhen bashkë me Ramën e Berishën për të hedhur baltë më keq se Rama e Berisha kjo nuk i nderon. Koha do e tregojë dhe rezultati në kuti do e tregojë.
E dini kë ka futur në lista të mbyllura Rama?
Në shumë qarqe të vendit ka futur fëmijët e ish-deputetëve socialistë dhe drejtuesve të lartë të PS-së.



