PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Nika: Ai është i varur 100% nga PS. Opozita nuk i shpëton përgjegjësisë me “kandidatë të pavarur” (VIDEO)

PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Nika: Ai është i varur 100% nga PS. Opozita nuk i shpëton përgjegjësisë me “kandidatë të pavarur” (VIDEO)

Strategjia e Partisë Demokratike për të mbështetur kandidatë të pavarur në zgjedhjet vendore të pjesshme ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, veçanërisht në Vlorë.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ka reaguar publikisht ndaj mbështetjes që PD i ka dhënë Dionis Sotës, i cili kandidon si i pavarur. 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Nika u shpreh se Sota është “i varur 100% nga Partia Socialiste” dhe nuk përfaqëson një alternativë të vërtetë opozitare.

Në radhë të parë nuk kam asgjë personale me z. Sota.

 Por PD-ja, apo më saktë kryesia e saj në qendër, nuk mund të mbështesë një kandidat që është këshilltar i Prefektit të Qarkut të Vlorës, i pranishëm në çdo takim të PS-së dhe në të gjitha tryezat e saj politike. 

Ai është një kandidat i varur 100% me PS i cili është vënë si i pavarur dhe ka qenë pjesa oligarkë e cila ka lobuar në PD në qendër për të mbështetur dhe vendosur atë. 

Kjo është një kandidaturë e imponuar, jo e dalë nga strukturat lokale të PD-së.

Nika e cilësoi kandidaturën si produkt të lobimit nga grupe të lidhura me pushtetin dhe interesa oligarkike, që sipas tij, kanë ndikuar në vendimmarrjen e PD-së në qendër.

Ky është një gabim i rëndë. Struktura e PD në Vlorë nuk e mbështet këtë emër. 

Kjo është një zgjedhje e disa individëve në kryesi, të cilët duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për mungesën e një kandidati të mirëfilltë politik.

Mbështetja për kandidatë të pavarur nuk e zhvesh opozitën nga përgjegjësia politike, dhe se qyteti i Vlorës ka nevojë për një kandidat të vërtetë, të dalë nga vullneti i bazës dhe jo për "emra që janë dhuratë për pushtetin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy