Emrat/ Mashtruan për vjedhjen e një automjeti me vlerë 200 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë

Emrat/ Mashtruan për vjedhjen e një automjeti me vlerë 200 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë

Një skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro është goditur nga policia e komisariatit nr.1 në Tiranë.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë 38 vjeçari Elvis Kosova, banues në Tiranë, dhe një turk ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "R 8".

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Yucehan Er 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe Elvis Kosova, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush.

Shtetasi Yucehan Er, ka marrë me qira një automjet tip "Audi", në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova, dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip "Audi", i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy