
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të vijë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Merret vesh se vizita e Presidentes Osmani, pritet të nis me 4 shtator, me një ceremoni shtetërore pritur nga Presidenti Bajram Begaj.
Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023.
Kjo është vizita e parë që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që Albin Kurti i bëri Edi Ramës në takimin informal me liderët e rajonit dhe pak ditë pas takimit në Greqi ku Begaj mungoi.
Pas takimit, është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.



