Sharon Stone, shfaqet me stil retro në serialin “Ratched”

Sharon Stone, shfaqet me stil retro në serialin “Ratched”

Sharon Stone, shfaqet me flokë me stil “retro” dhe buzë të kuqe të ndezur në serialin e ri të Netflix "Ratched".

Në këtë serial aktorja merr rolin e një zonje të mistershme me një stil të viteve 40, me një prerje flokësh “bob” të shkurtër voluminoz dhe buzët e kuqe, një trend i përsosur i vjeshtës

E ftohtë dhe elegante, Sharon Stone është protagonistja e serialit lëshuar në 18 Shtator, në rolin e Leonore Osgood. Një femër fatale magjepsëse, trashëgimtare shumë e pasur, e gjitha në stilin e viteve të 40-të, flokë bjonde platin mbi supe, buzët dhe thonjtë e kuqërremtë.

Sharon Stone postoi një foto të saj në rolin e Leonore Osgood në profilin e saj në Instagram, shumë elegante dhe e akullt, si bjondja e zgjedhur për flokët e saj.

62-vjeçarja e mrekullueshme ka një prerje flokësh mbi supe dhe një stil retro me buzët e kuqe të kuqe të ndezur duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, gjatë pandemisë në mediat sociale, aktorja u bë një kampione e #JO MAKE UP duke fotografuar veten gjithmonë natyrale, si dhe duke promovuar përdorimin e maskës, pasi motra e saj u sëmur me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy