Donald Trump fajëson Kamala Harris dhe Joe Biden për vrasjen e gjatë pengjeve izraelitë nga Hamasi.
“Kjo ndodhi sepse Harris dhe Biden janë liderë të këqij”, shkruan Trump në platformën Truth.
Amerikanët po masakrohen jashtë vendit, ndërsa Kamala sajon gënjeshtra dhe Biden fle në plazh në këtë ditë të 16-të pushimesh radhazi. Ata kanë gjak në duart e tyre!
Po ashtu Trump shkruan se e gjithë kjo situatë vjen për shkak të mungesës totale të ‘udhëheqjes’ që përfaqësojnë Kamala dhe Biden, një mungesë që lejon terroristët të marrin jetë amerikane.
Ata janë të interesuar vetëm të përdorin Departamentin e Drejtësisë si një armë kundër kundërshtarit të tyre politik.



