Fejesa e tyre ka qenë ndër më të komentuarat në mediat rozë dhe më në fund u publikuan fotografitë e para zyrtare.
Pallati Kensington na ka bërë dhuratën më të mirë për Krishtlindje nga familja mbretërore dhe bëhet fjalë për fotot e fejesës së princit Harry me Meghan Markle.
Princ Harry dhe Meghan Markle zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe kanë bërë disa poza romantike pranë njëri-tjetrin në pallatin Kensington.
Pamjet u fotografuan nga Alexi Lubomirski, ku të dy duken shumë të lumtur dhe shumë të qeshur. Ajo që merr vëmendje të madhe është unaza tepër klasike e aktores, kostoja e së cilës mund të jetë marramendëse.
Në faqen zyrtare janë postuar fotot e çiftit më të ri të familjes, pas atyre të pak ditëve më parë të princit Uilliam dhe Charles me urimet për Krishtlindje.
“Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur të publikojnë këto foto zyrtare të fejesës së tyre. Fotot janë bërë nga Alexi Lubo më herët këtë javë në Frogmore House në Windsor”, thuhet në postimet e Kensington Palace.
Ndërkohë është konfirmuar se dasma e tyre do bëhet pranverën e vitit 2018, me 19 maj në kështjellën Windsor.



