Noka: Rama po tenton të asgjësojë PD, do vijojmë betejën tonë me të gjitha mjetet

Noka: Rama po tenton të asgjësojë PD, do vijojmë betejën tonë me të gjitha mjetet

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se ‘Mcgonigal’ ishte një zyrtar i lartë i FBI i pajtuar dhe korruptuar nga Edi Rama për të likuiduar opozitën. Ai tha se pasi ky skenar u zbulua dhe ngeli përgjysmë Rama dhe Kim tani kanë zgjedhur ta vazhdojnë skenarin me gjykatën. Sipas tij, Rama ka urrejtje për Partinë Demokratike sepse përmbysi partinë e etërve të tij.

Janë pushkatuesit e PD. Me këtë vendim kjo gjykatë ka bërë një padrejtësi të madhe. Vendimi s’ka qenë surprizë për ne dhe demokratët sepse Rama donte të kishte pengun e tij në kuvend sepse duke përdorur atë rrënon opozitën. Rama ka mllef, urrejtje për këtë forcë sepse përmbysi partinë e etërve të tij. Rama në fillim gjeti një bravë që e mori peng me çështjen e parave ruse dhe tani një alibish kapllani që ndihet sikur është drejtues. Me këtë vendim padrejtësia ishte e tillë sepse tentohet të asgjësohet PD duke u lënë jashtë zgjedhjeve.

Më tej ai theksoi se padiskutim që do ndjekim të gjitha shkallët, edhe pse nuk besojmë tek drejtësia e cila është përdorur si togë pushkatimi.

Drejtësia është thjeshtë një sektor i vogël nën thundrën ekzekutivit. Ne do e çojmë në të gjitha instancat dhe pastaj në gjykatën evropiane, ne do rezistojmë dhe vazhdojmë këtu me revolucionin, protesta greva nuk do ndalemi. Nuk do mund të dalin as nga shtëpia këta hajdutë. Ne do vazhdojmë sepse jemi në kushtet e vetëmbrojtjes. Dhe në këto kushte të gjitha mjetet për tu vetëmbrojtur janë të lejueshme.

Në vijim me tone të ashpra, Noka tha se nuk ka asnjë faj demokracia që të rrënohet nga dy kukulla të blera nga Edi Rama.

Çfarë faji ka demokracia për tu rrënuar nga dy kukulla. Demokratët nuk ja kanë askujt borxh që Edi Rama me dy shërbëtorët e tij të blerë me para të përdhunojnë Partinë Demokratike. PD ka përfaqësinë e vetë, ka zgjedhur këshillin kombëtar deri te zgjedhja e kryetarit. Nuk ka gjykatë që përdoret si togë pushkatimi që mund të tjetërsojë vullnetin e demokratëve. Paterica, shërbëtorë, Edi Rama le ti mbajë sa të dojë le ti paguajë, as nuk shqetësohet askush, por nuk ka demokratë në këtë tokë që të ndjek pas bastardët që paguan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy