Marrëveshja me Serbinë/ Kurti: Më e mira për situatën. Krasniqi: Në vilën e Titos pranove ato që kundërshtoje!

Marrëveshja me Serbinë/ Kurti: Më e mira për situatën. Krasniqi: Në vilën e Titos pranove ato që kundërshtoje!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka raportuar në Kuvend rreth bisedimeve të Ohrit, duke u shprehur se ky ishte teksti më i mirë i marrëveshjes në situatën ku jemi.

“Tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”, tha Kurti. Ato detyrimet nga e kaluara janë të përfshira implicit në dialog dhe çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizma e ligjshmërisë, e kushtetutshmërisë dhe kartave evropiane”, theksoi ai.

Kritika të ashpra ka pasur në drejtim të kreut të qeverisë nga lideri i PDK-së Memli Krasniqi, i cili tha se Kurti pranoi në vilën e Titos të gjitha ato që kundërshtonte. Po ashtu Krasniqi theksoi se tashmë kemi një marrëveshje të përkohshme me autonomi në qendër.  

“Gjatë dy vjetëve të fundit kemi fol e diskutuar shumë rreth çështjes së dialogut, megjithatë sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të gjithë procesit të dialogut dhe pytja e parë që duhet bërë Kurtit është se çka ka çka s’ka”.

“Me një fjali mbrëmë Kurti ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por e uroj për sinqeriteti pasi po, ka asociacion ashtu siç e tha ky mbrëmë. Por, loja me fjalë e ka afatin e skadimit atëherë kur duhet të fillojë të marrë veprime për fatin e keq të Kosovës në vilën e Titos – kasapit të Kosovës ku pranoi të gjitha ato që tha se s’do t’i pranonte” u shpreh Krasniqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy