Sheldon Adelson, miliarderi amerikan i kazinove dhe hoteleve, ka vdekur së fundmi në moshën 87-vjeçare. Adelson, i cili ishte kthyer në një ndërmjetës të madh politik mes SHBA-ve dhe Izrealit, vdiq për shkak të ndërlikimeve me linfomën.
Ai është themelues i kazinove ‘Las Vegas Sands’, ndërsa ishte i njohur për mbështetjen e kauzave konservatore dhe të Izrealit. Ai gjithashtu ishte një mik i kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu, por edhe i presidentit të Amerikës Donald Trump.
Në një deklaratë, ish presidenti i SHBA George Bush tha se ai vajtonte vdekjen e një "shoku".
"Ai ishte një patriot amerikan, një dashamirës i çështjeve të bamirësisë dhe një mbështetës i fortë i Izraelit," tha Bush. "Ai do t;ju mungojë shumë të gjithëve, veçanërisht familjes së tij të dashur."



