Meksi zbulon ofertën e Alibeajt për Berishën: I la “carta bianca” që kandidatët e primareve të futen në siglën e PD (VIDEO)

Meksi zbulon ofertën e Alibeajt për Berishën: I la “carta bianca” që kandidatët e primareve të futen në siglën e PD (VIDEO)

Avokati Redon Meksi zbuloi në MCN Live ofertën që Enkelejd Alibeaj i ka bërë Berishës, duke i dhënë “carta bianca” për të regjistruar kandidatët e dalë nga primaret, për të garuar në zgjedhje nën siglën e PD-së zyrtare.  Sipas Meksit kjo ofertë nuk duhej parë si “një kthim te Luli”, por te ajo që është ligjërisht PD-ja sot për të kandiduar në zgjedhje. Ndër të tjera Meksi e sheh vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer çështjen në Shkallën e Parë si të qëllimte, pasi ishte mundësia që gjykata ta zgjidhte çështjen nëse do kishte dëshirë.

Opozita serbe s’po merr vota nga qytetarët, ndërsa këtu po flasim për një opozitë të hequr me vendim gjykatë, është akoma më keq! Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është përfundimtar. Nuk u ka dhënë vulën Bashës dhe Alibeajt, por ka kthyer çështjen sikur të jemi para 11 Dhjetorit të vitit 2021.  Kjo është e shëmtuar nga ana e gjykatës sepse mund ta zgjidhte çështjen po të kishte dëshirë. Është bërë me dashje që të mos mbajë përgjegjësitë e veta. Në këtë momente, me këtë vendim gjykatë kemi juridikisht kryetar partie atë para 11 dhjetorit. Jemi në çastin ligjor siç ishte më përpara. Po të kërkosh në gjykatë një dokumentacion kush është kryetar i PD do dalë Basha.  

KQZ thotë që partia që do të regjistrohet duhet të sjellë një vërtetim nga gjykata e rrethit Tiranës për regjistrim, një vërtetim për kryetarin e partisë të regjistruar në gjykatë, nënshkrimin duhet ta bëjë kryetari. Duhet të jetë ai që bën dorëzimin e listës. Lulzim Basha e ka të drejtën sot që flasim të çojë emrat dhe kjo është gjynah! Ky është një kurth. Z. Sefa tha që do depozitojë në Gjykatën e Tiranës dorëheqjen e Bashës dhe në këtë moment PD do jetë pa kryetar. Kemi z.Alibeaj që thotë jam zv.kryetar pas Kuvendit të korrikut. Kuvendin e korrikut ata akoma s’e kanë regjistruar akoma dhe s’e bën zv.kryetar legjitim. PD zyrtare nuk është ajo e vulës por e anëtarësisë. Mund ta kem qejf ose mos ta kem qejf fare Berishën, ai sot kryetar i PD, nuk e zhbën dot vula”.

Kam mësuar që propozimi i bërë prej grupit Alibeaj është ‘carta bianca’ për kandidatët. E hapur, që gjithë kandidatët e primareve të vijnë të futen në siglën e PD. Të gjithë ata që keni zgjedhur me primare unë po ua njoh dhe hajde të kandidojnë nën siglën e PD. Në fund votat e PD do t’i shkojnë PD-së. Kurse në rastin që PD kandidon dhe pastaj zgjidhet kush do jetë kryetari...Sepse në çastin që Basha depoziton kërkesën në Gjykatën e Tiranës për dorëheqjen e tij PD mbetet pa kryetar ‘de juro’, nuk do prishë punë pas zgjedhjeve ky problem, ngërçi ishte vetëm për zgjedhjet.  Po të ishte zgjidhja në dorën time, zgjidhja e parë do ishte që të mos lejoheshin të bëheshin këto zgjedhje. Këta s’e bëjnë dot.

Nëse do ishte bërë gjyqi para 7 muajsh, le t’ia jepte Alibeajt vulën, PD kishte të drejtë të mblidhte edhe një herë Kuvendin nga e para dhe ta hiqte Alibeajn. Kuvendi pati disa probleme proceduriale që mund t’i ketë dhënë shkakun gjykatës për ta kthyer në Shkallën e Parë. Po të mos ishin, do ishte shumë më e vështirë për gjykatën, jo se s’do e bënte se ato amerikanët aty bëjnë punën e tyre, që është turp i Zotit! Kur lë procedurat e vogla pa bërë t’i jep shijen e keqe që s’do të bëhesh demokrat, ti do thjesht kush do ta ketë pronën e partisë.  PD sot mund të jetë faji i Bashës dhe Alibeajt, por është edhe mbjellja e Berishës. Bashën dhe Alibeajn i solli Berisha në PD dhe i zgjodhi me dorën e vet. Sot në çastin që Alibeaj i bën ofertën Berishës që ke ‘carta bianca’-n nuk do të thotë që po kthehesh te Luli. Në fund kur ke këtë ‘carta bianca’-n nuk po shkon te Alibeaj, por te ajo që është ligjërisht PD-ja sot për të kandiduar në zgjedhje. Nëse do ishte qëllimi për të rregulluar PD-në, hajde të bëhet një plan tamam, të bëhen zgjedhjet nga e para".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy