
Qeveria iraniane do të paguajë subvencionet e para nga të ardhurat e reja prej rritjes së çmimit të benzinës, për rreth 20 milionë njerëz. Deri në fundjavë, pagesa do të mbulojë rreth 40 milionë qytetarë të tjerë në nevojë, duke arritur kështu një total prej 60 milionë vetësh. Njoftimin e bëri Ministria e Mirëqenies dhe Punës së Teheranit. Zbatimi i masës u përshpejtua në krahasim me dhjetë ditët e parashikuara për shkak të përpjekjeve për të frenuar protestat e dhunshme që po përfshijnë vendin.



