Vrasja e deputetit në Britani, arrestohet 25-vjeçari somalez

Vrasja e deputetit në Britani, arrestohet 25-vjeçari somalez

Një 25-vjeçar me origjinë somaleze, Ali Harbi Ali është ndaluar për vrasjen e deputetit britanik Sir David Amess.

Sir David, një deputet konservator që nga viti 1983, po mbante një takim të rregullt të premten me qytetarët në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, kur u godit me thikë disa herë. 69-vjeçari ishte i martuar me katër vajza dhe një djalë. 

Policia tha se personi i arrestuar ishte duke u mbajtur në një stacion policie në Londër sipas “Aktit të Terrorizmit 2000” dhe oficerët kishin kohë deri më 22 tetor për ta marrë në pyetje.

BBC mëson se Ali ishte futur në skemën e parandalimit të terrorizmit disa vite më parë, por kurr nuk ishte një subjekt me interes për shërbimin e sigurisë.

Mendohet se Ali nuk kaloi gjatë në programin e parandalimit - i cili synon të ndalojë njerëzit të radikalizohen.

Ali u arrestua fillimisht me dyshimin për vrasje dhe u mbajt në Essex, por që atëherë u transferua në Londër, ku u arrestua më tej sipas “Seksionit 41 të Aktit të Terrorizmit”.

Të shtunën, detektivëve iu dha një urdhër nga magjistratët për t'i lejuar ata që ta mbanin Aliun në paraburgim deri të premten 22 Tetor.

Në një deklaratë, policia e Met tha se një thikë e përdorur në sulm ishte gjetur në vendin e ngjarjes.

Sir David është deputeti i dytë që vritet vitet e fundit në Britani, pas vrasjes së deputetit të laburistëve Jo Cox në qershor 2016.

Sulmi i fundit ka ngritur shqetësime për sigurinë e deputetëve, shumë prej të cilëve po kryejnë fushata elektorale.

Ministri i Brendshëm Priti Patel tha se masat e sigurisë po vendoseshin për të mbrojtur deputetët - por këmbënguli se ata do të vazhdojnë t'i shërbejnë vendit të papenguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy