Kjo është femra që bindi presidentin Trump të sulmonte në Siri

Kjo është femra që bindi presidentin Trump të sulmonte në Siri

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vendimi i Donald Trump për sulmin me raketat Tomahawk ndaj bazës ajrore siriane u nxit nga një person shumë i afërt me të.

Mediat e huaja kanë zbuluar emrin që shtyu kreun e Shtëpisë së Bardhë që të merrte një vendim të till, dhe ajo është vajza e tij Ivanka Trump, në përgjigje të “zemërthyerjes” se saj pas sulmit kimik te Assadit dhe horrorit qe la pas ne njerez e sidomos femije.

Mund të jetë spekulim, hamendje, apo thashethem, por mediat e huaja raportojne se pas ketij vendimi eshte pikerisht bija e tij e dashur, Ivanka, e cila se fundi eshte edhe pjese e administrates keshilluese te tij, por pa pagese.

Trump ka kundërshtuar prej kohësh ndërhyrjen ushtarake në Siri, edhe si një qytetar privat, kur ai kritikoi ndërhyrjen e Obamës në rajon, edhe si President.

Por duket se republikanin e ka bindur vajza e tij Ivanka për të sulmuar regjimin e Asadit, si kunderpergjigje e sulmit kimik.

Një burim i afërt me familjen e parë ka thënë se: “Gjithnjë e më shumë Ivanka ka ndikim mbi babain e saj. Ajo shpesh e këshillon Trump dhe ishte shumë e qartë se cili duhet të ishte veprimi i nevojshëm që do të SHBA­-ja duhet të merrte kundër Assad­it.

Ivanka u inatos në lidhje me mungesën e një përgjigje të drejtpërdrejtë menjëherë pas sulmit sirian”, shkruan gazeta.

Sipas saj, “Ivanka u inatos për mungesën e një përgjigje të drejtpërdrejtë e të menjëhershme pas sulmit sirian.” Media citon edhe mesazhin qe ajo la ne twitter pas sulmit kimit te Assadit. “Zemërthyer dhe e zemëruar nga imazhet që vijnë nga Siria".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy