Juristi Dhimitër Zguro nga Qëndresa Qytetare, ngritjen e Task Forcës për zgjedhjet nga ana e SPAK e sheh si nismë për tu vlerësuar pasi ka në fokus hetimin e krimeve zgjedhore.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se shqetësimi më i madh i OSBE-ODHIR në zgjedhjet e kaluara ka qenë përdorimi i pushtetit në zgjedhje.
Sipas tij, është për tu vlerësuar që SPAK ka njoftuar se do ngrihet një grup i posaçëm që do monitoroj rrjetet sociale apo mediat e ndryshme.
Përfshirja e prokurorisë është një hap mjaft pozitiv, sa i takon monitorimit financiar dhe përdorimin e parave publike.
Që nga viti 2020 të gjitha shpërdorimet e burimeve publike, janë ndëshkuar vetëm administrativisht dhe nuk ka persona që të jenë bërë shembull.
Shkeljet e Kodit Zgjedhor të konstatuara deri tani janë shpërdorimi i burimeve publike në favor të partisë në pushtet, duke filluar me përdorimin e shkollave, ambienteve publike apo vënien e faqeve zyrtare të institucioneve në funksion të të bërit fushatë.
Në vend që të merren me promovimin e politikave të duhura. Një akt i miratuar si kreditë e buta për punonjësit shtetëror, miratuar vetëm një ditë larg datës kur duhet të fillonte ndalimi.
Qartësisht është bërë për qëllime elektorale. Bashkitë po bëjnë shkelje për votën e diasporës, duke vendosur gjithë resurset njerëzore dhe financiare për fushatë.



