Goditi me grusht Berishën/ Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i riu do të shtrohet në spital  (VIDEO)

Goditi me grusht Berishën/ Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i riu do të shtrohet në spital (VIDEO)

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut, personi që goditi me grusht Sali Berishën gjatë një proteste të opozitës. Sipas ekspertizës mjekësore Shehu rezulton me probleme mendore dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi penale. Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se: “Me ekspertizën mjeko-ligjore rezulton tashmë se Gerti Shehu nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për shkak të problemeve mendore. Ai nuk mund të gjykohet nga drejtësi. Për këtë arsye gjyqtari Gerti Hoxha ka vendosur masën mjekim i detyrueshëm dhe shtrim spitalor ndaj Gerti Shehut, të riut nga Tirana që rezultonte edhe me precedentë penalë. Gerti Shehu dha disa versione të ndryshme rreth goditjes, por duke pranuar se kishte një urrejtje ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi i kishte hequr nga puna hallën e tij. Ky nuk është vendim përfundimtar, mbetet për t’u parë nëse do të apelohet apo jo nga mbrojtja e Gerti Shehut, i cili për 9 muaj qëndroi në qelitë e paraburgimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy