
Më 2 dhjetor 2009, në sesionin e 64-të, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e shpalli 29 gushtin 2010, si Ditë Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore duke miratuar njëzëri rezolutën 64/35.
Kjo rezolutë bën thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit “në lidhje me efektet e shpërthimeve të testit të armëve bërthamore ose ndonjë shpërthimi tjetër bërthamor dhe nevojën për ndërprerjen e tyre si një nga mjetet për arritjen e qëllimit të një bote pa armë bërthamore”.
Për herë të parë testimi i armëve bërthamore filloi më 16 korrik 1945 dhe nga ajo kohë, rreth 2.000 testime kanë ndodhur tashmë. Fillimisht, amët bërthamore u panë si masë e sofistikimit shkencor apo fuqisë ushtarake, por pa marrë parasysh efektet shkatërruese të testimit të tyre ne jetën njerëzore dhe rreziqet e pasojat atmosferike.
Andaj, tragjeditë njerëzore dhe mjedisore që janë rezultat i testimit bërthamor janë arsye bindëse për nevojën e Ditës Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore, ditë kjo që përmes ngjarjeve, aktiviteteve dhe mesazheve edukative, synon të rrisë vetëdijen dhe të shfaqë nevojën për përpjekje të unifikuara për të parandaluar testimin e armëve bërthamore.



