Manza kundërshton me protesta mbeturinat e Durrësit: Po na helmoni (VIDEO)

Manza kundërshton me protesta mbeturinat e Durrësit: Po na helmoni (VIDEO)

Banorët e Manzës kanë dalë në rrugë mbrëmjen e së dielës për të kundërshtuar depozitimin e mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Qytetarët kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kamionët të futen dhe janë përplasur edhe me policinë.

“Po na helmoni, nuk do të lejojmë këtë gjë“, ishin thirrjet e banorëve të Manzës.

Zhvendosja e mbeturinave të qytetit të Durrësit drejt Manzës erdhi si domosdoshmëri pasi u anulua projekti për Eko-Parkun në Porto Romano.

E gjetur nën presionin e kohës për shkak të grumbullimit të mbeturinave, Bashkia e Durrësit u detyrua t’i niste mbetjet për në landfillin e Sharrës, por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor përdori Manzën për djegien e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy