Bie mbështetja për Scholz. Vetëm 1 /3 do ta rikandidonin për kancelar

Bie mbështetja për Scholz. Vetëm 1 /3 do ta rikandidonin për kancelar

Ethet e zgjedhjeve në Francë dhe Britaninë e Madhe i kanë lanë vend diskutimeve për fushatën e ardhshme elektorale edhe në Gjermani.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Partitë janë duke vënë peshuar kandidatët e mundshëm me të cilët gara do të ishte e sigurtë, por duket se sondazhet e fundit nuk e favorizojnë kancelarin aktual Olaf Scholz, pasues i lideres Angela Merkel, e cila mbështetjen brenda partisë së saj CDU gjatë udhëheqjes e kishte ta padiskutueshme.

Vetëm një e treta e anëtarëve të Partisë Social Demokratike mbështesin një dalje të mundshme të Olaf Scholz  si kandidat për kancelar për zgjedhjet e ardhshme gjermane.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Institutit Forsa.

Gjithsesi emra të tjerë janë në “lojë”.

33% e anëtarëve do të preferonin emërimin e ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, ndërsa kreu i partisë Lars Klingbeil do të zgjidhej nga 8%.

Olaf Scholz e ka deklaruar tashmë se ka synim të jetë sërish kandidat në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme, ndërsa ministri i mbrojtjes ka bërë të qartë të kundërtën.

Të tria partitë në koalicionin e Scholt në zgjedhjet parlamentare europiane dolën pas konservatorëve dhe të djathtës ekstreme, duke shënuan kështu rezultatin më të keq në histori me vetëm 14 për qind të votave, duke dalë në vend të tretë, prapa partisë së të djathtës ekstreme, AfD, e cila mori rreth 16 për qind të votave, dhe shumë prapa bllokut konservator CDU – CSU, që siguroi rreth 30 për qind.

Ky rezultat nxiti thirrje nga partitë opozitare që kancelari ta ndiqte shembullin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të shpallur zgjedhje të parakohshme kombëtare, veprim i cili nuk ndodhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy