
Avokati Marsid Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se me akuzat e ndaj Ols Dados, Veliaj ka qëllim diskreditojë prokurorin duke thënë që ka rënë parimi i objektivitetit
Strategjia e Veliajt është të diskreditojë profesionalizmin e çdo prokurori që mund të marrë çështjen në shqyrtim për ta nxjerrë si një person i cili ka dhe ngarkesa emocionale ose i kalon kompetencat e parimit të objektivitetit. Në Kodin e procedurës Penale një nga parimet kryesore është parimi i objektivitetit që do të thotë: prokurori nuk i niset çështjes me idenë që personi i akuzuar e ka kryer veprën penale dhe duhet të mbledhë çdo fakt dhe provë që të shpallet i fajshëm. Por duhet të marrë dhe nga e kundërta.
Ky është qëllimi i Veliajt, do të diskreditojë prokurorin duke thënë që ka rënë parimi i objektivitetit.



