
Pastori Akil Pano dhe aktivistja Linda Pano, prej 30 vitesh bashkëshortë, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

Akil Pano, solli në vëmendje nisjen e dashurisë së tyre, si 22-23 vjeçar dhe faktin se i propozojë Lindes në vigjilje të Krishtlindjes 31 vite më parë.
Kemi përvjetorin jubilar, 30 vjetorin e martesës dhe 31 vjetori i lidhjes.
Ajo historia që gjërat e mira bëhen avash avash, ka qenë e kundërta, gjerat e mira bëhen shpejt e shpejt.
Unë hera-hera përpiqen ta them në komunizmin tim publik se disa gjëra që hyjnë në thellësinë e qenies tënde, ti nuk je më gati ti lesh, ti tjetërsosh, ti shesësh, kështu që unë nuk isha gati ta lija Lindën, kështu që Linda po përfundonte studimet universitare në Tiranë, nga Vlora dhe ishte viti i fundit, nuk ishte rasti i dashurisë me shikim të parë, nuk ishte një klik, por ishte një proces që zgjati disa muaj derisa kuptova që ishte Linda, vajza me të cilën do të ndërtoja familjen time.
Ne kemi karakteristikat që në rastin tim, Linda i tejkalonte.
Ishte botëkuptimi që një inxhinier duhej të lidhej me një inxhinier, por unë nuk isha as doktor, si përmbushja atë, unë vija nga bota e sportit. Ne mundoheshim ti binim në sy vajzave me atë aparencën, unë kaloja aty dhe ishte krejt indiferentë.
Kjo ditë Krishtlindja, ardhja e Jezusit në botën e njerëzve, ai hyn që të ndeshet me betejat tona dhe te marrë fitoren me te. Unë nuk arrija të kuptoja dhe më vonë duke lexuar pashë që është një hap besimi ku në një mënyrë apo tjetër.
Ishte 24 dhjetori 1993, dimër dhe ishte momenti i vetëm dhe nuk kishte asnjë njeri rreth nesh, i them Lindës të hamë diçka dhe do shkonim të festonim te Kisha, dhe u ulem te stolat dhe ishte fiks momenti, qielli ishte i mbushur dhe doja ti tregoja dashurinë time dhe ndjeva që fillova të dridhem, ishin emocionet, edhe pse ishte ftohtë, ja rrëmbeva një puthje.
Ne jemi përfshirë në disa gjëra që janë në thelbin e jetës, siç janë dashuria dhe familja.
Nga ana tjetër, Linda në rrëfimin e saj, thotë se si e priti dashurinë nga Pano.
Ai më bëri për vete, jo me fjalët por më shkëlqimin e syve, dhe sinqeritetin e zemrës. Sepse ishte një nga djemtë më të sinqertë që mund të takoje dhe shumë i dashur. Ne kemi qenë shok, udhëtonim bashkë. Unë shihja ca ëndrra, një listë të gjërave që doja te një djalë dhe në fillim fare ai nuk ishte fare aty. Unë nuk kisha nënlloj tërheqje, se ky kishte një fizik sportisti, nuk më bënte përshtypje, për mua thelbësore ishte intelekti, të bëja debat.
Ai ka qenë kryetari i një grupi të beqarëve që mbante mjekër të gjatë dhe flokët pak të gjatë dhe kur njerëzit e pyesnin thoshin që do ngelem beqar tërë jetës, kurse kur të më shihni se kam prerë flokët do të thotë se kam rënë në dashuri. Kur u ulem bashkë te ai stoli prapa bustit të Skënderbeut më propozojë. Ishim shumë të rinj, 22, 23, vjeç dhe mesiguri nuk do ishin të martuar atë kohë sikur të mos bënim këtë hap.
Babi dhe mami ishin të palumtur për zgjedhjen time në atë kohë dhe kishin paragjykimin se si do martohesh me dikë që do ti shërbej Zotit, me një pastor, si një njeri pa zanat. Por nuk kishin se çfarë bënin, se unë isha e pavarur, dhe tregova veten se jam në rrugë të mirë.



