Lidhur me vrasjen e para pak çasteve në Elbasan ku është vrarë me armë zjarri një 56 vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë ka folur edhe presidenti Ilir Meta.
Ai tha nuk mund të flas ende pa e njohur dinamikën e ngjarjes, porse policia, prokuroria dhe shërbimi informativ, sipas tij në Elbasan janë të lidhura me bandat kriminale që janë në shërbim të Taulant Ballës.
“Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë të cënimeve të standardeve zgjedhore”.



