Rusi, dorëhiqet drejtori i teatrit Bolshoi në Moskë

Rusi, dorëhiqet drejtori i teatrit Bolshoi në Moskë

Drejtori i Teatrit Bolshoi në Moskë, Tugan Sokhiev, deklaroi këtë të diel dorëheqjen e tij.

Një fakt i tillë raportohet nga Interfax, duke nënvizuar se Sokhiev me anë të një deklarate, njoftoi vendimin e dorëheqjes edhe nga detyra e drejtorit muzikor të ‘Orchestre National du Capitole de Toulouse’ në Francë.

“Pasi u përballa me një zgjedhje të pamundur mes muzikantëve të preferuar rusë dhe francezë, vendosa që të dorëhiqem si drejtor i teatrit Bolshoi në Moskë dhe si drejtor muzikor i Orchestre National du Capitole de Toulouse. Nuk mund të zgjedhë një traditë kulturore mbi një tjetër. Më kërkohet të zgjedh një artist mbi tjetrin. Më kërkohet të zgjedh një këngëtar mbi tjetrin. Së shpejti do të më kërkohet të zgjedh midis Tchaikovsky, Stravinsky, Shostakovich dhe Beethoven, Brahms, Debussy. Duke qenë i detyruar të përballem me opsionin e pamundur të zgjedhjes midis muzikantëve të mi të dashur rusë dhe muzikantëve të dashur francezë, kam vendosur të dorëhiqem.

Prej disa ditësh, dirigjentit të njohur i ishte kërkuar që të pozicionohej për konfliktin në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy