Ankimi për procedurat e vendimit të Gjykatës së Lartë në 2023, Kushtetuesja rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Ankimi për procedurat e vendimit të Gjykatës së Lartë në 2023, Kushtetuesja rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të martë kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me objekt shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë që kanë të bëjnë mbi procedurat e seancës gjyqësore që cilësuan të ligjshëm arrestimin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Koka aktualisht po vuan dënimin e tij në burg pasi me vendim të GJKKO-së është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve.

Lefter Koka kërkonte nga Gjykatat Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023.

Sipas ish-ministrit, vendimi  është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Po ashtu ai kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të marrë dhe dërgimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, por Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi të dyja kërkesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy