Liderët e Italisë, Francës dhe Gjermanisë janë shprehur se kanë keqardhje për vendimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja e klimës në Paris. Macron, Gentiloni dhe Merkel kritikojnë vendimin e Trump ndërsa shtojnë se marrëveshja e Parisit nuk mund të rinegociohet.



