Nënë Tereza do të shenjtërohet nga Papa Françesku shtatorin e vitit që vjen.
Humanistes shqiptare i është njohur mrekullia e dytë, mrekulli që lidhet me shërimin e pashpjegueshëm të një besimtari brazilian që vuante nga tumori në tru. Data e shenjtërimit ende nuk dihet por mendohet se do të jetë në 4 shtator të vitit 2016. Për shenjtërimin e Nënë Terezës këtë kanë shkruar edhe mediat presigjoze ndërkombëtare.



