Dominimi i Spanjës nuk mjafton, Suedia ndal kombëtaren iberike (Video)

Dominimi i Spanjës nuk mjafton, Suedia ndal kombëtaren iberike (Video)

Pavarësisht një dominimi absolut, Spanja nuk ia doli të shkojë më shumë se barazimi pa gola ndaj Suedisë. Kombëtarja iberike i shkoi shumë herë afër fitores, por gabimet dhe pritjet e portierit Olsen, bënë që ndeshja të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e parë “Furia e kuqe” i shkoi shumë afër golit të avantazhit në minutën e 38-të, por Morata i vetëm me portierin, gjuajti jashtë duke humbur një rast të artë shënimi.

Megjithatë në minutën e 41, spanjollët ishin me fat, pasi një top i gjuajtur nga Isak devijohet nga Thiago Alcantara, por kur të gjithë mendonin se do të ndalej në rrjetë, sfera u përplas te shtylla pingule, duke i mohuar kështu avantazhin suedezëve. Edhe në pjesën e dytë Spanja kishte në kontroll lojën, duke krijuar disa raste shënimi me Olmo dhe Gerard Moreno, por përsëri nuk ia dolën dot ta dërgonin topin në rrjetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy