
Më në fund Franca nga data 3 qershor do të ketë një muze vetëm për djathin që prodhojnë fermerët vendas.
Ideatori i këtij muzeu është Pierre Brisson i cili u transferua në Paris para 15 vitesh kur edhe nisi studimet për prodhimin e djathit në një nga shkollat e vendit.
Që në nisje të shkollës Brisson thotë se ëndërronte të hapte një muze ku përveç ekspozimit të djathit do tu shërbente njerëzve edhe si frymëzim për ndjekjen e këtij profesioni.
E kuptova se shumë gjëra ishin organizuar në Paris për promovimin e verës si një kulturë e zhvilluar në Francë. Ndërsa djathi edhe pse i rëndësishëm nuk kishte asnjë vend ku njerëzit mund të mësonin më tepër për proceset e prodhimit të tij. Ndaj unë vendosa gjithçka që kam në këtë projekt, që më në fund të ketë një vend ku të gjithë mund të vijnë.
Muzeu i ri po ashtu ka si qëllim edhe festimin e proceseve tradicionale të prodhimit të djathit që sipas Brisson është venitur me kalimin e viteve si pasoje e zhvendosjes së shumë të rinjve nga zonat rurale drejt qyteteve.



