Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi një paketë të re ndihme humanitare prej 368 milionë dollarësh për Ukrainën.
Angazhimi ynë ndaj popullit ukrainas është solid.
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 368 milionë dollarë ndihma të reja humanitare për të mbështetur ata që kanë mbetur pas në Ukrainë dhe refugjatët e detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës brutale të Rusisë.
Këtë lajm Blinken e njoftoi në rrjetin social Twitter. Kujtojmë që sekretar amerikan i shtetit mori pjesë në takimin e G20 në Bali.



