Moti i keq, Xhaçka: 105 banesa të përmbytura në Tiranë

Moti i keq, Xhaçka: 105 banesa të përmbytura në Tiranë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar stuhia dhe reshjet që përfshinë një pjesë të vendit 24 orët e fundit.

Në sasi, reshjet e rëna brenda kësaj kohe janë të barabarta me mesataren mujore apo edhe disa mujore. Moti i keq preku veçanërisht Tiranën, Kamzën, Lezhën, Laçin dhe Fushë-Krujën.

Sipas Xhaçkës, aktualisht situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme, me përjashtim të disa zonave të izoluara, të cilat janë asistuar nga autoritetet vendore të mbështetura nga shtabet e emergjencave, ekipet e infrastrukturës dhe Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se në qarkun e Tiranës ka prezencë uji në 105 banesa, kryesisht në Kamëz. Ndërsa situata më problematike është paraqitur në Fushë-Krujë. Ministrja tha se situata është nën kontroll dhe parashikimet e motit flasin për uljen e intensitetit të reshjeve.

Situata sipas qarqeve

qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji dhe vështirësi ka pasur në Bashkinë e Kamzë, kryesisht në rrugët e brendshme. Dhjetëra efektivë të Forcave tëArmatosura janë angazhuar që prej orëve të para të natës e vazhdojnë të qëndrojnë pranë banorëve, ndërsa rreth 400 efektivë të tjerë bashkë me mjete janë në gjendje gatishmërie. Sipas raportimeve, ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë dhe situata pritet të normalizohet plotësisht.

Në Fushë-Krujë kemi pasur situatën ndoshta më problematike, për shkak se zona të ndryshme të kësaj njësie administrative funksionojnë edhe si ujëmbledhës për zona të tjera të Tiranës. Pra,është vënë re prani e shtuar të ujit, jo vetëm nga reshjet, por edhe nga vërshimi i ujërave nga zonat me reliev më të lartë.  Aktualisht raportohet për 10 familje në fshatin Larush dhe 8 familje në njësinë administrative Bubq në banesat e të cilave ka prani uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore, duke rrezikuar edhe shtëpitë e ndërtuara pranë lumit.

Bashkinë Lezhë, aktualisht situata është e normalizuar pas rritjes së nivelit të ujit mbrëmjen e djeshme në lagjen “Besëlidhja”.

Në Bashkinë Kurbin, situata ishte më problematike, pasi reshjet me intensitet të lartë bënë që të dalin ujërat e përroit në qendër të Laçit. Rritja e nivelit të ujërave mbi kapacitetin e përcjelljes së kolektorit Laç-Milot, bëri që të përmbyten disa banesa të ish-kombinatit të drurit dhe evakuimin e një familjeje. Ka rreth 350 ha tokë nën ujë.

Qarkun Shkodër, pavarësisht reshjeve të dendura, sipas raportimeve nga 5 bashkitë nuk ka probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy