Gara për kreun e Akademisë së Shkencave/ Bardhoshi: Artan Fuga, një kandidaturë që do ta nderonte institucionin

Gara për kreun e Akademisë së Shkencave/ Bardhoshi: Artan Fuga, një kandidaturë që do ta nderonte institucionin

Antropologu Nebi Bardhoshi e konsideroi Artan Fugën një kandidaturë që do ta nderonte Akademinë e Shkencave si kryetar i saj.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” Bardhoshi vë në dukje se nuk ka miqësi me Fugën, madje nuk bie dakord me shumë mendime të tij, por shton se ai e ka staturën e duhur për t’i dhënë këtij institucioni.

Ka disa që janë sot në Akademinë e Shkencave. Fuga është një kandidaturë që e nderon, s’bie dakord me shumë mendime, s’kam miqësi, e kam kritikuar, por e ka staturën. Janë njerëz që në kohën reflektive, që po e mbyllin karrierën, mund t’i japin shumë asaj akademie vetëm me praninë e tyre. Mendoj që Akademia ka peshë specifike për të vendosur disa standarde morale dhe kulturore”.

Bardhoshi thotë se e kanë shqetësuar disa pohime të Skënder Gjinushit lidhur me Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Shqetësimi im janë disa pohime që Gjinushi me cilësinë e kryetarit të Akademisë ka bërë, në lidhje me Akademinë e Studimeve Albanologjike. Nuk heziton të thotë që është i pabazuar në ligj ai institucion. Vetëm ai që s’njeh ligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, nuk e kupton që një institucion i arsimit të lartë publik janë edhe akademitë.  Akademia nuk është universitet, është akademi me katër institute. Pse e mohon këtë?! Ky është shqetësimi. Qëndrimi zyrtar i Gjinushit është që institutet duhet t’i bashkohen Akademisë së Shkencave. Por ligji nuk ia njeh mundësinë Akademisë të ketë institute”.

Bardhoshi tha ndër të tjera, se mes akademikëve ka të dhëna që brenda Akademisë së Shkencave ka shumë njerëz me plagjiatura dhe me mungesë origjinaliteti të tezave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy