Trafiku i drogës/ Bregu: Shpërndarje në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Duhet të reagonte kompania “One”

Trafiku i drogës/ Bregu: Shpërndarje në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Duhet të reagonte kompania “One”

Gazetari Sokol Bregu duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha se kompania “One” duhet të reagonte në lidhje me punonjësit e kësaj kompanie që janë arrestuar për trafik droge, ndërkohë që lëviznin me makinat me logot e kompanisë. 

 

Ky është një ndër grupet që trafikon drogë. Bie në sy larmishmëria. Ka kanabis, kokainë. Shpërndarja e madhe pothuajse në të gjitha lagjet e Tiranës, duke filluar nga Ali Demi në Laprakë, kanë pasur shpërndarje goxha ta madhe. Hetimi duket që ka qenë korrekt, në të kundërt gjykata s’do pranonte kërkesat e Prokurorisë. 

 

Ka lënë në burg pjesën më të madhe. Ka kërkuar detyrim paraqitje për një person, që kam përshtypjen se është përdorues. Problemi më i madh është gjetja e klientëve se sa gjetja e drogës. Punonjësit e ‘One’ janë trafikant brenda grupit, sigurojnë klientë, mënyrë për të lëvizur, duke qenë se kanë një status më ndryshe se të tjerët, përdorin logot e kompanive, makinat me logo që s’bien në sy të policisë. Kur një polic sheh logon e një ndër kompanive më të mëdha në Shqipëri, s’do t'i bëj kontroll si të tjerëve. ‘One’ minimalisht duhet të bënte një deklaratë të saj. 

 

Duke qenë se ka siguruar monopolin, s’ka kush ta sulmojë. Të ndodhte në një vend europian, që një ndër kompanitë më të madhe në treg, me poste drejtuese, shesin drogë dhe s’bën asnjë deklaratë. Kjo do të thotë që s’ia ndjen hiç. Ata përfitojnë nga fakti që shqiptarët janë të ngecur në numrat e tyre. Kjo kompani ka qenë disa here nën akuzë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy