
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Berisha u shoqërua në qendrën e votimit nga bashkëshortja Liri Berisha.
Në një deklaratë për mediat Berisha tha:
Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët të flasin sot me votën e tyre, për qeverisjen vendore. Të gjitha ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë që kjo është një nxitje, një apel që ata të marrin pjesë në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit të mos harrojnë përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh ndaj le t'u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre.
Sali dhe Liri Berisha kanë pasur probleme me identifikimin elektronik gjatë procesit të votimit dhe si pasojë identifikimi u bë manulisht në listën e zgjedhjeve.



