
Granatime të rënda janë shënuar në perëndim dhe veriperëndim të Kievit të dielën në mëngjes.
Dy predha mortajash ose artilerie goditën një pikë kontrolli për civilët që të kalonin në Kiev nga periferia e Irpin. Tre persona u raportuan të vrarë, thonë autoritetet ukrainase, ku mes tyre dy janë fëmijë.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë një shkatërrim të madh në Irpin, i cili ndodhet në veriperëndim të Kievit.
Oleksiy Arestovych, këshilltar në zyrën e Presidentit ukrainas tha trupat ruse kapën Hostomel dhe Bucha të shtunë.
“Janë plagosur shumë fëmijë dhe nuk lejojnë t’i evakuojnë, pavarësisht apeleve të shumta në nivelin më të lartë shtetëror për të siguruar një ‘korridor të gjelbër’ nga Bucha dhe Irpin. Ka shumë fëmijë në bodrume. Kjo është një katastrofë si nga pikëpamja humanitare dhe, mbi të gjitha, nga pikëpamja morale. Çështja po diskutohet në nivelin më të lartë me institucionet ndërkombëtare humanitare”.



