
Otava është në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa policia po përpiqet të frenojë turmat e shumta të protestuesve.
Protestat filluan me 9 janar në Kanadanë perëndimore, pasi kamionistët protestuan kundër një rregulli që kërkon që ata të vaksinohen kundër Covid-19 për të kaluar kufirin SHBA-Kanada.
Deri në 25% të automjeteve në të ashtuquajturën Kolona e Lirisë kanë fëmijë në to, të cilët mund të rrezikohen gjatë operacioneve, thanë autoritetet të martën. Tubimi është rritur duke përfshirë mijëra demonstrues.
Demonstratat janë transformuar duke përfshirë zemërimin ndaj një sërë kufizimesh për Covid-19 dhe në përgjithësi ndaj qeverisë së kryeministrit Justin Trudeau.

Megjithëse kolona ka qenë kryesisht paqësore, policia ka shprehur shqetësimin për retorikën ekstremiste që vjen nga grupet e ekstremit të djathtë mes protestuesve.
Përveç abuzimeve racore dhe homofobike të raportuara, disa kërcyen mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Memorialin Kombëtar të Luftës.
Deri më tani janë arrestuar 20 persona dhe 80 persona po ndiqen penalisht. Demonstratat janë përhapur edhe në qytete të tjera kanadeze, duke përfshirë Toronton dhe Vankuverin.



