
Holandezi Mark Rutte është zyrtarisht Sekretari i Përgjithshëm i ri i NATO-s.
Nga sot, 1 tetor 2024, ai do të mbajë postin e mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg për 10 vitet e fundit.
Rutte u emërua zyrtarisht nga 32 shtetet e aleancës në fund të qershorit të kaluar, pasi kishte arritur të bindë edhe vendet më ngurruese, si Turqia, Hungaria dhe Rumania.
“Mezi pres të filloj, falenderoj Jens për miqësinë. Ukraina mbetet një prioritet për aleancën. Por edhe mbrojtja dhe parandalimi, duhet të shpenzojmë më shumë. Ne të dy besojmë se lidhja transatlantike është baza e NATO-s”, tha Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s gjatë deklaratave të përbashkëta me Jens Stoltenberg.



