Rrapaj: Kemi varietete ulliri autokton, duhet të punojmë për markën tonë të vajit

Rrapaj: Kemi varietete ulliri autokton, duhet të punojmë për markën tonë të vajit

Kreu i këshillit të agrobiznesit Agim Rrapaj thotë se në një ekonomi tregu ulja dhe ngritja e çmimit të vajit të ullirit është normale. Problemi nuk është te çmimi, plus që ulliri ka një bursë që ata që janë të fuqishëm mund të orientohen.

Në emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se problemi nuk është te çmimi i lartë i vajit të ullirit, por te cilësia.

Sipas tij, kur ka ullinj dhe ka sasi të mëdha vaji ne dalim nën kosto, që do të thotë që cilësia e vajit që kemi nga pema deri te fabrika nuk e bëjmë këtë për disa arsye.

Ne kemi bimën më të pamekanizuar se mbi 50% e tyre është ulli i vjetër dhe ka kurorë shumë të madhe, e pamundur për tu mekanizuar në mënyrë tradicionale.

Ullinjtë e rinj kanë prodhim të ulët. Për cilësinë është dhe informaliteti që disa nga grumbulluesit, jo fabrika, në mënyrë informale, për të fituar sa më shumë përziejnë vajin e vjetër me vajin e ri dhe vaj vegjetal dhe ne goditemi nga cilësia.

Pikërisht te cilësia është rezerva më e madhe. Duke e shitur me 4 euro për litër, nëse heqim 10-15 mijë ton vaj ekstra të virgjër e shesim me 10 euro, i thonë 120 mijë euro me gjysmën e çmimit.

Me kushtet që kemi ne prodhohet deri në 30% ekstra i virgjër, i thonë 9 mijë ton vaj që duhet ta sheshim për 10 euro për litër.

Vaji çmimin e ka në prill e mbas se atëherë fillon turizmi. Por që ta ruajmë deri atëherë nuk ruhet në bidona plastike, në vende me aromë jo të mirë, në dritën e diellit, në temperatura mbi 20 gradë.

Që e kthen nga ekstra të virgjër në të virgjër. Ne me 10 mijë ton vaj, mund të kapim vlerën e 30 mijë tonë vaji në vlerë.

Nuk e shoh vetëm si çështje shëndeti, sigurie kombëtare, por edhe si një element shumë të rëndësishëm ku ne kemi rezervën më të madhe.

Nëse nuk do ngremë këto zona të mekanizuara në këto zona ku ka ullinj, unë jam për subvencion të këtyre njësive të mekanizuara që do merren me vajin e ullirit, që e bëjnë brenda 24 orësh dhe e mekanizojnë në enë llamarine.

Nëse ulliri kalon 24 orë nga vjelja nuk prodhon më vaj ekstra të virgjër.

Nëse ulliri goditet me shufër, nuk është më në gjendje të prodhojë vaj ekstra të virgjër.

Nëse e mbajmë në bidona plastike, ai e heq karakteristikën kryesore të aromës.

Duhet të kemi cilësi dhe ambalazhim të mirë që vaji të certifikohet.

Varieteti kalinjot është autokton dhe mund ta sheshim me çmim premium. Duhet të punojmë për markën tonë.

Ne i kemi mundësitë që t’i përdorim në farmaci dhe në kozmetikë.

Ata ullinj që janë mbi 100 e deri në 500 vjeçare ne duhet t’i trajtojmë mënjanë pasi potenciali i tyre është i jashtëzakonshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy