
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka nisur rrugëtimin e programit të tij më të ri në MCN TV “Përtej”.
I ftuar në Mcn Live ai deklaroi se gara mediatike është e lartë, ndërsa theksoi se gjëja e parë që donin të bënin ishte të mos ishte një program si shumë të tjerë në tregun mediatik. Ai tha se programi është me natyrë investigative ku do i kushtohet hapësira problemeve sociale, arsimit, drogës, rinisë etj.
Në emisionin e parë kemi trajtuar temën e ndjeshme që lidhet ngushtësisht me raportet politike mes Shqipërisë dhe Turqisë që janë raporte shumë të mira por në vijimësi të diktuara nga një kërkesë që ka ardhur gjithnjë në rritje nga autoritetet turke për dorëzimin e gylenistëve. Ju kushtuam kësaj teme sepse ka një përpjekje për të interferuar politikën tek çështjet e feve pasi në fund të fundit ne jemi një vend laik e kemi të ndarë shtetin nga feja. Nuk do jetë një program që do u kushtohet këtyre problemeve. Gjëja e parë që donim të bënim ishte të mos ishte një program si shumë të tjerë në tregun mediatik edhe pse nuk do e përjashtoj politikën por nuk do trajtoj çështje të ditës pasi TV janë të tej mbushura me to. Mendoj se ka nevojë për një hapësirë të re që ti kushtohet problemeve të shoqërisë, arsimit, shëndetësia, droga, rinia dhe për këtë arsye dhe emërtimi ‘Përtej’ është përpjekje për të parë pas asaj të dukshmes.
Më tej gjëja e parë që donim të bënim ishte të mos ishte një program si shumë të tjerë në tregun mediatikikia zbuloi se në programin e ardhshëm të trajtohet çështja e nivelit të arsimit, ku ndalet veçanërisht te blerja e diplomave.
Presim që javën tjetër të kemi një çështje për nivelin e arsimit referuar konkretisht një fenomeni të çuditshëm, tregtia e produkteve akademike. Të blesh diplomën me para nuk ka gjë më regresive për një sistem arsimor por dhe për një student që shkon tre vjet në shkollë dhe në fund e blen diplomën. Është një format të cilin e kemi parë dhe në media të tjera ndërkombëtare dhe jemi përpjekur ta përshtatim duke ju referuar dhe problemeve tona shqiptare. Është një program që del përtej monotonisë që sundojnë sot mediat tona ku audiencën e tërheq sherri, programe që nuk promovojnë as etikë, as edukim e kulturë. Media e etur për audiencë, e etur për klikime ka rrëshqitur më shumë drejt vulgut sepse ka një kontradiktë të madhe sepse media thotë këtë pëlqen publiku, nga ana tjetër publiku thotë këtë na ka ofruar media. Brenda normave dhe rregullave të gazetarisë jam munduar të sjell këtë program në MCN.



