Banorët e një pallati te Rruga Ura kundërshtojnë kërkesën e Bashkisë që të dalin nga pallati i tyre me pretendimin se paraqet rrezik shembje prej tërmetit. Një banore në një prononcim për MCN Tv tha se hyrjet u janë premtuar pa një shkresë zyrtare. Banorja tha se nuk mund të dalë në mes të katër rrugëve dhe nuk mund të strehohet në apartamente me qira 350 euro, ndërkohë që përfiton një bonus vetëm 180 mijë lekë për 5 muaj.
Banojmë 4 veta, unë burrë e grua, çuni me nusen, 92 metër katrorë. Ku të shkojmë?! Na kanë thënë do shkojmë te ‘5 maji’. Ku do dalim në mes të katër rrugëve. Ndërkohë që këtu flitet për 350 euro. Ne s’kemi ato standard eurpiane. Unë jam pa punë. Më kanë bërë një shkresë që ju jeni përfitues 2 plus 1. Afati 5 ditor shumë pak kohë është, ku të shkojmë. Shtëpitë janë nga 350 euro, ku të shkojë me 180 mijë lekë. Dhe 5 muaj na kanë dhënë bonus.
Me qiri po rrimë. Në kaq pak kohë ku të gjejmë shtëpi me qira. Me një rrogë minimale 400 mijë lekë jemi, vet i tretë. Unë jam pa punë. Nuk kemi shkresë zyrtare, na i kanë thënë me gojë. S’kemi asnjë siguri, ku do shkojmë?! Me numër privat na kanë marrë në telefon. Asnjë institucion s’ka ardhur këtu. Ahmetaj bëri mbledhje këtu, pse nuk vjen ai të na thotë. Erdhi i mori votat, përse nuk vjen. Nëse do kishte kontratë të rregullt do ta pranoj. I japin pa firma dhe pa vula. Ahmetaj si përfundim erdhi mori votat edhe iku. Nuk jam demokrate. Na ka ardhur shpirti në majë të hundës. Ku të shkojmë, ku të mbytemi? Kemi 32 vjet këtu, s’kemi lëvizur”.



