
Shkrimtari kinez Mo Yan, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur inteligjencën artificiale për të hartuar një fjalim të mbajtur për nder të kolegut Yu Hua në 2021.
Me rastin e 65-vjetorit të revistës letrare kineze Shouhuo në Shangai, Yu mori çmimin për romanin më të mirë të vitit 2021 dhe rrëfeu se nuk kishte shkruar një fjalim bindës që i vuri drejtësi raportit të tij nga miqësi e ngushtë me Yu.
Për këtë arsye, shkrimtari 68-vjeçar vendosi të përdorte inteligjencën artificiale dhe përdori ChatGPT, me ndihmën e një doktorante.
“Me indikacionet e dhëna, duke futur fjalë kyçe që lidhen me karrierën letrare të Yu Hua-s, në një kohë shumë të shkurtër u gjenerua një fjalim prej më shumë se njëmijë fjalësh, me një stil letrar “shekspirian”, tha shkrimtari.



