Strazimiri: Rinumërimi i votave vërtetoi akuzat e PD. Me rezultatin në Durrës, PS mund të ketë gjetur liderin e ri  (VIDEO)

Strazimiri: Rinumërimi i votave vërtetoi akuzat e PD. Me rezultatin në Durrës, PS mund të ketë gjetur liderin e ri (VIDEO)

Deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se procesi i rinumërimit të votave vërtetoi denoncimet e bëra nga Partia Demokratike.

Ai deklaroi për “MCN Live” se analizë për zgjedhjet duhet të bëjë e gjithë shoqëria dhe jo vetëm Partia Demokratike. 

Lidhur me deputetin e zgjedhur socialist Arkend Balla dhe numrit më të madh të votave se Kryeministri Edi Rama, ngriti pikëpyetje mbi këtë rezultat dhe mbi faktin se mos PS ka gjetur liderin e ri politik. 

Procesi në Durrës ishte më thellë se rinumërimi, ishte kërkuar hapja e kutive zgjedhore, për tu rishikuar dhe një herë votat. 

Partia Demokratike mbështeti kërkesën e kandidatëve për rinumërim. Rinumërimi vërtetoi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike. 

Në thelb procesi reagoi papërputhshmëri në akte, ka mungesë formularësh gjë që do të çonin automatikisht pavlefshmëri në zgjedhje.

 Grupe të tëra njerëzish votonin nën orientimin e patronazhistëve të PS dhe jo në moshë të thyer dhe në paaftësi për të votuar. 

Ky është procesi dhe rinumërimi, i kemi mbledhur këto fakte dhe prova, po i administrojmë dhe do njoftojmë partnerët dhe do instancë tjetër që do të ndihmonte që në Shqipëri të kthehet ligjshmëria. 

Presim raportin e OSBE-ODHIR dhe kjo do jetë bazë e analizës jo vetëm brenda PD, por gjithë shoqëria, përfshirë dhe media, pse kemi rënë kaq poshtë. 

Ndoshta duhet të përfshihemi të gjithë si shoqëri si analizë, jo vetëm Partia Demokratike. 

Arkend Balla në Durrës që ka marrë 25% më shumë vota se Kryeministri, nuk ka bërë asnjë përpjekje që të bjerë në sy. 

Enigma shumë e madhe është si i mori votat më shumë se Kryeministri, kemi gjetur ne liderin e ri socialist në Durrës, apo kjo kuti nuk është mbushur prej kontributit politik, por prej faktorëve të tjerë. 

Do kisha pyetur PS nëse ka gjetur një lider që ka marrë më shumë vota se Edi Rama. Kjo analizë do zhvillohet ndonjëherë në PS? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy