Fuga: Politika është spektakolarizuar dhe kthyer në argëtim. Është bjerrur besimi publikut 

Fuga: Politika është spektakolarizuar dhe kthyer në argëtim. Është bjerrur besimi publikut 

Akademiku Artan Fuga tha në “Mcn Informacion” se është trishtuese që politika në Shqipëri është kthyer në argëtim dhe spektakël.

Drupal Ad

Fuga vuri në dukje se ka ndikuar edhe fakti që komunikohet në platforma numerike.

Ai u shpreh se problemi është edhe te struktura që kemi për të ndërtuar opinionin publik. 

Ndoshta edhe teknologjia që është zhvilluar dhe po ecën, me reels-at, fragmentinin e informacionit, edhe me dëshirën për të marrë sa më shumë audiencë dhe klikime, dashur pa dashur nga tërë ligjërimi politik dalin ato momente që janë më dramatike, më të thjeshta, më spektakël për njerëzit që i shohin, ndoshta edhe më zbavitëse.

Ndoshta politika është bërë edhe argëtim për pjesën më të madhe të publikut, që është një trishtim sepse politika, zgjedhjet, fushata janë çështjet më serioze për një popull, por ka edhe një spektakolarizim edhe për shkak të komunikimit në platforma numerike. 

Klasa politike është e ndarë nga bota akademike dhe universitare, që gjeneron grada dhe tituj, por s’gjeneron punime shkencore të lidhura me realitetin. Edhe në ato raste kur ka studime, politika s’është e gatshme t’i përvetësojë dhe t’i vërë në zbatim, sepse politika te ne është një art për të ruajtur pushtetin. 

Ka edhe një arsye tjetër sepse kërkon vota dhe të ndikojë në mënyrë maksimale. Sa më shumë njerëz do të ndikosh, aq më banal dhe të thjesht duhet ta bësh mesazhin, diku transformohet në një spektakël, batutë, lojë fjalësh. Shikoj njerëz që përsërisin batutat e z.Basha, jashtë çdo konteksti, sepse ajo ngjit”.

Fuga shtoi se kjo gjuhë politike sjell një bjerrje të besimit të publikut te politika, te partitë. Po ashtu sipas tij elektorati tashmë është pjekur dhe s’e beson më ligjërimin politik.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy