Mustafa dhe kryeministri i Malit të Zi, takim “sekret” në Shkodër

Mustafa dhe kryeministri i Malit të Zi, takim “sekret” në Shkodër

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, homologu i tij malazez, Dushko Markoviç, kanë zhvilluar një takim sot në Shkodër. Takimi që nuk është paralajmëruar u zhvillua në një prej hoteleve në qytetin verior. Nuk dihet se kush ka qenë iniciuesi i këtij takimi.

Mendohet se tema e bisedimeve mes dy kryeministrave ka qenë edhe çështja e demarkacionit.

Mali i Zi dhe Kosova kanë ende pezull marrëveshjen për demarkacionin e vijës kufitare midis tyre.

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta miratojë marrëveshjen me palën malazeze për shkak se nuk ka numrin e duhur të votave pro në Parlament. Çështja e demarkacionit ka qenë shkaku kryesor i protestave të opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit në Kosovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy