Arsimi profesional, Halilaj: Na duhen kamerierë të formuar si të tillë dhe jo me diploma juridiku (VIDEO)

Arsimi profesional, Halilaj: Na duhen kamerierë të formuar si të tillë dhe jo me diploma juridiku (VIDEO)

Eksperti i arsimit, Isa Halilaj, e sheh rigjallërimin e arsimit profesional si domosdoshmëri. Në studion e MCN, Halilaj tha se për shkak të tkurrjes së këtij arsimi, nevojat e tregut të punës nuk plotësohen.

Arsimi profesional ka qenë shumë i suksesshëm. Por sot fatkeqësisht arsimin profesional nuk e dimë ku e kemi. Duhet të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit. Ka shumë paqartësi. Ne kemi pasur shkolla pedagogjike, sot ka akoma mësues me këtë arsim. Sot ata trajtohen sikur nuk kanë arsim fare dhe e kanë mbajtur për një kohë të gjatë barrën e arsimit në Shqipëri. Kemi pasur arsimin e mesëm për edukatoret e kopshtit. Sot kemi mungesa të edukatoreve. Sot që flasim për Shqipërinë turistike, ne duhet t’i kemi kamerierët me arsim profesional dhe jo me juridik. Sot arsimi profesional ka humbur, duhet ndërhyrje e thellë. Ne kemi nevojë për shërbime dhe jo për diploma në juridik, infermierë e mjekësi. Nëse shkon në arsim profesional, duhet të marrësh një profesion. Duhet të kthehet te Ministria e Arsimit. Askush më shumë se ajo nuk mund ta bëjë efektiv. Duhet të punojmë për ngritjen e cilësisë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në shkollën “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, Halilaj tha se është i domosdoshëm një skedim i kujdesshëm i të gjithë nxnënësve.

Sot nuk ka një informacion të saktë në shkolla. Duhet të kemi të skeduar të gjithë fëmijët problematikë. Në kushtet e demokracisë kemi një ndryshim të familjes, kemi fëmijë me prindër të divorcuar, me prindër në emigracion. Është i domosdoshëm shërbimi psikologjik dhe të kemi të gjitha të dhënat për fëmijë të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy